e cdo artikull qe permendet kujdesi ndaj lekures ne do te shkruajme gjithmone se sa e rendesishme eshte SPF! Ju lutemi ta perdorni gjithe kohes ne fytyre dhe sa here dilni ne plazh, dhe bejini nje nder lekures tuaj mos perdorni vaj ulliri per tu nxire po nje vaj me SPF! Ketu mund te gjeni 5 linjat me te mira te kujdesit ndaj lekures per periudhen e veres.
1. Collistar
Collistar eshte nje nga brandet qe kemi shume perzemer per kujdesin ndaj lekures. Hidratues, mbrojtes dhe ka disa lloje texturash si vaj, krem dhe locion.
(mund ta gjeni te Beauty and the City Parfumeri)
2. Lancaster
Cfare na pelqen tek Lancaster eshte tekstura e kremrave, aroma dhe ne pergjithesi jane kremra shume te mire me rezultate fantastike.
(mund te gjeni te Euro Parfumeri)
3. Hampton Sun
Nje nga linjat tona te preferuara eshte Hampton Sun. Kremi me spf i trupit vjen ne forme mist dhe e ben shume te lehte per ta riaplikuar shpesh kur jeni ne plazh, ka sprucimin perfekt dhe gjithashtu vaji nxires eshte me spf (duke nisur nga spf 4). Nese deshironi te investoni ne krem te mire per lekuren, kjo linje eshte e duhura.
(mund ta gjeni tek Nobis Beauty)
4. Soleil Toujours (porosit online)
E pranojme qe nuk e kemi provuar akoma dhe kete linje do e blejme vetem per paketimin, se mund ta imagjinojme sa bukur do ngjaj ne canten tone te plazhit!
(mund ta gjeni te net-a-porter)
5. La Roche Posay Suncare
Produktet me spf jane shpesh here te veshtira per tu pershtatur me lekura sensitive ose te yndyrshme. La roche ka linje fantastike per lekurat sensitive, te formuluara shume mire dhe keni shumellojeshmeri zgjedhjesh!
(mund te gjendet ne farmaci)