Rreth Nesh

Discover yourstyle eshte krijuar per te ndihmuar cilindo prej jush te arrije me te miren e vetes. Ajo cka ne ofrojme me eksperiencen ne fushen e marketing online dhe stilim personal, eshte mundesia e permiresimit e imazhit te perditshem, eventeve, videoclip, performanca artistike, shfaqje publike, set fotografik, imazh skenik.

Konsulta

Ekipi ynë punon përkrahe jush për të gjetur zërin e vërtetë të brandit/markës, stilit personal dhe atë që ndërthuret më së miri me audiencën tuaj.  Ne bejme te mundur perditesimin e trendeve aktuale me stilin tuaj personal. Fokusi yne kryesor eshte per te rritur influencen dhe besueshmerine e produktit, markes ose paraqitjes tuaj.

Strategjia e rrjeteve sociale

Strategjia jone perfshin disa keshilla kryesore te cilat bazohen ne kohen e postimit, estetiken e profilit, maksimizimin e aktivitetit te audiences, numrin e postimeve ne dite,  sugjerime lidhur mbi emrin e profilit, selektimin e kontentit ne baze te audiences tuaj si dhe strategjine e marketing-ut.

Tekstet e shkurtera

Nje pike tjeter e rendesishme persa i perket marketing online eshte mesazhi qe ju duhet te percillni i cili mund te paraqitet qartazi dhe shkurtimisht ne  postimin tuaj.

Stilimi i garderobës

Njohurite qe ne ofrojme i perkasin tendencave te fundit te modes dhe  kombinimit me te mire te garderobes tuaj per permiresimin  dhe per te nxjerr ne pah vecantine  e look-ut tuaj.

Stilim eventesh

“Dress to impress” eshte motoja jone. Ne eventet tuaja me speciale ne ofrojme ide terheqese, te vecanta dhe brenda temes qe percakton eventi. Kjo gjithmone duke nderthurur trendet dhe stilimet nder vite me ato aktuale per te arritur nje pamje moderne e cila do tju beje te ndiheni si nje celebrity ne nje mbremje gala.

Partneriteti me Brandet

Nje nder pikat tona me te forta eshte bashkepunimi me marka te ndryshme shqiptare apo te huaja ne menyre qe cdo klient te shfrytezoj ne menyren me te duhur imazhin e tij/saj.